Lidhje

INSTAT: Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011 u rrit me 3.1 për qind

  • Armand Mero
  • Tiranë

Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011 u rrit me 3.1 për qind. E dhanë paraprake u bë e ditur sot nga Instituti i statistikave i cili publikoi të dhënat për tre mujorin e katërt të vitit të kaluar

Sipas të dhënave të Instat-it në tremujorin e katërt rritja ekonomike ka qenë në nivelin e 3.8 përqind.

Sektori me rritjen më të madhe krahasuar me tremujorin e fundit të 2010, ka qenë Transporti me 15,4 përqind, i ndjekur nga ai i Tregtisë me 8,8 përqind, nga grupo “Sherbime të tjera me 3,8 përqind, nga Bujqësia me 1,9 përqind dhe nga Ndërtimi që ka shënuar një rritje modeste prej 1,1 përqind.

Ndërkohë që industria ka rregjistruar tregues negativ duke rënë me 7,8 përqind. Mesataraja e rritjes vjetore vjen pas një rishikimi në rritje që Instat i ka bërë të dhënave për të tre tremujorët e mëparshëm.

Nëse fillimisht për tremujorin e parë ishte njoftuar një rritja 3.4 përqind, më pas 3.8, rritja e publikuar sot jepet në nivelin e 4.8 përqind. Po kështu dhe tremujori i dytë nga një rritje 0,5 përqind është ndryshuar në 1,1 përqind, ndërsa tremujori i tretë, nga 2,6 përqind në 2,8 përqind.

Rritja e vlerësuar paraprakisht në 3.1 përqind për 2011, është afërt me parashikimin e fundit të qeverisë, e cila pasi pat deklaruar fillimisht një rritje 3,9 përqind e rishikoi në ulje, në 3 përqind parashkimin e saj. Të dhënat e Instat nuk janë përfundimtare. Ende pas tre vjetësh ky institucion nuk ka publikuar shifrën zyrtare të rritjes ekonomike as per vitin 2009.

XS
SM
MD
LG