Lidhje

E ardhmja e teknologjisë informatike


Firma Intel prodhon pajisje për ngarjen e makinës

Kompani të teknologjisë së lartë janë duke zhvilluar gjeneratën e ardhshme të produkteve që do të ndihmojnë njerëzit të ngasin makinën, të bëjë pazarin dhe madje edhe të kujdesen për fëmijët. Disa pajisje të tilla eksperimentale janë zhvilluar nga firma gjigande Intel në San Francisko.

Kjo pajisje në automjet ndjek aktivitetin e trurit dhe lëvizjet e syve të shoferit dhe tregon sesa vigjilent është.

Inxhinjeri i firmës Intel, Justin Rattner thotë se pajisjet si kjo një ditë do t'a bëjnë të sigurt ngarjen e makinës.

"Ne nuk jemi duke monitoruar valët e trurit. Ne jemi duke parë se sa i zënë është trurit në një situatë të caktuar, kur ju jeni duke ngarë makinën dhe duke u përpjekur për të dërguar mesazhe me tekst. "

Dhe dërgimi i mesazheve ndërsa personi nget makinën është i rrezikshëm pavarësisht nga shpejtësia e makinës. Nuk ka rrezik nëse personi është në makinë eksperimentale me vetë-ngarje, siç shihet në këtë video YouTube. Google është një tjetër kompani që po i shtyn më tej kufijtë e teknologjisë.

Kjo teknologji është vite larg nga përdorimi i përgjithshëm. Por edhe makina nga Honda dhe dhe firma të tjera prodhimi automjetesh janë duke përdorur ndjesorë dhe kamerat për të vëzhguar trafikun dhe për paralajmëruar shoferët mbi situatat e rrezikshme.

Inxhineri Rattner tregon një teknologji eksperimentale në Intel që tregon se si shoferi në makinë e di se çfarë shoferi në automjetin përpara tij është duke bërë.

Dhe kompjuterat e ardhshme mund të integrohet në të gjitha pjesët e jetës sonë - mbi një tryezë deri në një vazo me lule. Kompjuteri mund të jetë një ditë kudo në dispozicion.

Ndjesorë dhe mikro-procesorë mund të ndihmojë konsumatorët të gjejnë produktet që ata duan, ose t’i lajmërojnë ata mbi përbërjen e ushqimeve të tilla si kikirikë, për të cilat mund të jenë alergjik.

Kamera dhe sensorë tashmë mund të ndihmojnë prindërit t'i shohin fëmijët e tyre nga distanca. Monitoruesit më të avancuara mund të kontrollojnë shëndetin e foshnjës dhe gjendjen e tyre.

Fletë-hyrjet për punëtorët e një kompanie mund të përbëhen nga kompjutër.

Dhe siguria është duke u përmirësuar dhe thjeshtëzuar, falë teknologjisë, thotë eksperti Paul Schmitz.

"Dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet zërit, vëzhgimit 3 dimensional të fytyrës që siguron se fotografia në fletë-hyrje përputhet me fytyrën e personit. Çelësi është të mësuarit se çfarë duan njerëzit, thotë Justin Rattner, dhe se në botën e teknologjisë vetëm një gjë është e sigurtë; përparimi i vazhdueshëm i teknologjisë i bën të gjitha këto pajisje dhe shërbime të tjera të mundshme."

Inxhinjeri i firmës Intel thotë se pavarësisht shqetësimeve të privatësisë, kapaciteti në rritje i informatikës, tashmë është duke ndryshuar jetën tonë dhe do t'a ndryshojnë atë edhe më shumë në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG