Lidhje

Valixhja inteligjente


Një lajm i mirë për ata që fluturojnë shpesh me avion. Së shpejti, udhëtarët nuk do të kenë nevojë të tërheqin valixhet e rënda. Një grup gjimnazistësh libanezë kanë shpikur valixhen inteligjente.

Në të ardhmen e afërt, udhëtarët do të jenë në gjendje të lëvizin në aeroport të papenguar nga valixhet. Ralp Shalhoub është njëri nga gjimnazistët që shpiku valixhen inteligjente - Follow me Suitcase.

“Grupi ynë prej pesë vetash shpiku valixhen që të ndjek nga pas pa patur nevojë ta tërheqësh. Ideja na lindi në aeroportin e Dubait kur pamë njerëz të shumtë që shtynin valixhet poshtë e lart. Kjo na çoi në krijimin e valixhes inteligjente.”

Kjo paisje ka disa sensorë dhe grupin qendror të procesorëve që njihet si truri i kompjuterit. Sistemi me sensorë infra të kuq gjurmon byzylykun e posaçëm në këmbën e të zotit dhe kështu e ndjek nga pas me valixhet.

Shpikja po ashtu përdor Sistemin Global të Pozicionimit, GPS, për të komunikuar dhe një kartë telefoni. Të gjitha këto të mundësojnë lokalizimin e valixheve nëse i harron diku.

Përmes telefonit udhëtari komandon valixhen që të vijë nga pas ose të ndalojë.

Shpikësit e rinj fituan vendin e parë për prototipin e paraqitur në garat e Shoqatave të Federatës Ndërkombëtare të Shpikjeve dhe fituan medaljen e artë në një panair në Gjermani.

Ekipi tani po përpiqet të tërheqë investitorë dhe për të kaluar në fazën tjetër, atë të hedhjes së shpikjes në treg.

XS
SM
MD
LG