Lidhje

Vështirësitë e integrimit në Bashkimin Europian


Fondacioni "Shoqëria e Hapur për Shqipërinë" publikoi monitorimin e Udhërrëfyesit, ku tregohen vonesat dhe moszbatimet e masave ligjore dhe praktike.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë publikoi sot një monitorim mbi ecurinë e marrëveshjes së stabilizim asociimit dhe të udhërrëfyesit. Udhërrëfyesi ka 620 masa ligjore të përmbyllura brenda këtij viti. Ato pritet të zbatohen nga mbi 60 institucione gjatë vitit të ardhshëm. Vëzhgimi ndaj udhërrëfyesit zbuloi edhe mungesën e transparencës, ndërsa partive politike iu propozua të miratojnë një rezolutë të përbashkët në parlament për integrimin europian, megjithë mbështetjen e njohur të qytetarëve për këtë proces.

Intergrimi evropian
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:27 0:00

Studiuesit e pavarur vërejtën se në gjysmën e parë të vitit zbatimi i masave të parashikuara ishte më pak se 50 për qind, ndërsa gjysma tjetër nuk zbatuan apo u përmbushën pjesërisht.

Ata pohojnë se udhërrëfyesit i mungoj ë dy elementë të rëndësishëm; buxhetimi dhe matja, të cilat e vështirësojnë matjen e rezultateve.

Reforma na administratën publike dhe shkolla për administratën u vlerësuan si procese të vonuara. Reforma në sistemin e drejtësisë parashikon rishikimin e 14 projektligjeve, por masat janë zbatuar vetëm pjesërisht. Në luftën ndaj korrupsionit ka një vonesë në masat ligjore, sepse janë miratuar vetëm 2 nga 7 ligje të parashikuara kundër krimit dhe korrupsionit.

Vëzhgimi tregoi se forcimi i institucioneve hetimore u pasua me bashkëpunimin më të mirë të institucioneve dhe vitin tjetër më shumë rezultate praktike kundër kriminalitetit. Të drejtat e pakicave, fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara jane ende të paplotësuara me ligje, po ashtu si edhe liria e shprehjes.

Për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim - asociimit qeveria hartoi 3 plane kombëtare, por përafrimi ligjeve duhet të përmbushej deri në prill të këtij viti. Shumica e masave janë ligje në letër, ndërsa zbatimi i tyre është 50 për qind, pjesa tjetër nuk kanë nisur ende. Studiuesit ërejtën se masat legjislative nuk janë përmbushur plotësisht në asnjë kapitull.

XS
SM
MD
LG