Lidhje

Dita ndërkombëtare pa duhan, e suksesshme në luftën kundër duhanpirjes


31 maji shënon 25 vjetorin e Ditës Botërore pa Cigare, një ditë e caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të tërhequr vëmendjen drejt rezultateve shkatërruese shëndetësore që sjell përdorimi i produkteve të duhanit. Në vitet e mëparshme, në këtë datë, zyrtarët e shëndetit publik nuk mund të thonin nëse programi kishte efekt për të inkurajuar njerëzit në lënien e duhanpirjes. Por me hyrjen e teknologjisë dhe internetit, duket se kjo situatë ka ndryshuar.


Çdo vit, më 31 maj në kontinentin amerikan shënohet Dita e ndalimit të Duhanit, një ditë që nxit duhanëpirësit që mos të pijnë cigare të paktën për një ditë. Por të lësh papritur një varësi si duhanpirja krahasohet me ngrënien gjelit të detit të ftohtë. Në Knoxville të Tenesit, duket se duahnpirësit këtë ditë kanë vendosur vërtetë të shkëmbejnë cigaret e tyre me një gjel deti të ftohtë.

Një ngjarje njëditore e tillë, si Dita pa Duhan, zakonisht ka publicitet, por ishte shkencërisht e pamundur që të përcaktohej efektshmëria e saj. Por faqja kërkimore Google ndryshoi krejtësisht këtë situatë.

Joanna Cohen, kryeson Nismën Globale të Cigares në fakultetin për Shëndetin Publik në universitetin Johns Hopkins.

“Me mundësitë që të jep faqja Google dhe duke analizuar të dhënat kërkimore që merren nga interneti, aktualisht mund të përcaktosh me saktësi efektet e kësaj dite”.

Studiuesit përcaktojnë disa vende në Amerikën Latine për studimin e tyre. Disa nga arsyet janë sepse spanjishtja është gjuha kryesore, kështu që kërkuesit ishin të aftë që të shqyrtonin ndikimin e Ditës botërore pa cigare në shumë vende që përdorin të njëjtën gjuhë.

Ata zbuluan rezultate inkuruajuese për zyrtarët e shëndetësisë të cilët po përpiqen që të arrijnë të bindin njerëzit për të lënë duhanin. Drejtuesi i studimit është John Ayers, i cili foli përmes Skype-t për Zërin e Amerikës.

“Nëse kërkojmë të dimë nëse ka njerëz që duan ta lënë duhanin, hapi i parë do të ishte informimi dhe më pas ndërgjegjësimi. Kemi vërejtur një shtim prej 40 për qind të personave me këto synime në vendet spanjishtfolëse gjatë këtyre viteve nga viti 2000”.

Studiuesit thonë se rezultatet e studimit përqëndrohen në efektin që ka rritja e interesimit për lënien e duhanit tek shëndeti i përdoruesit.

“Ajo që studimi tregon është se Dita Ndërkombtare pa Duhan ka një ndikim të rëndësishëm në rritjen e interesit dhe informimit për lënien e tij në këto vende të zhvilluara”.

Studiuesit thonë se ky informacion do të ndihmojë ministritë e shëndetësisë në vendte anembanë botës sepse nëse ata e dinë që qytetarët e tyre janë të interesuar për informacionin se si duhet të lihet duhani, ministritë mund të japin edhe më mirë informacione në internet në Ditën Ndërkombëtare pa Duhan, për të ndihmuar njerëzit që të heqin dorë nga varësia ndaj tij.
XS
SM
MD
LG