Lidhje

Fëmijët dhe rreziku nga interneti


Në Tiranë, organizata World Vision ka studiuar për të tretin vit radhas rreziqet që u vijnë fëmijëve nga interneti. Sondazhi zbuloi se mbi 40 për qind e fëmijëve marrin vazhdimisht ngacmime nga të rriturit. Pjesa dërrmuese provokohen nga të panjohur përmes internetit së paku një herë në vit. Prandaj World Vision ka gati një fushatë në mbrojtje të fëmijëve.

Organizata World Vision ka gati dhe pritet të nisë në fillim të vitit një fushatë kombëtare në mbrojtje të fëmijëve dhe për sigurinë e tyre.

Fushata nis me ngritjen e një sistemi për sigurinë e fëmijëve nga interneti, sepse për të tretin vit radhas World Vision ka studiuar një rrezik gjithnjë në rritje për fëmijët e internetit.

Pyetësori me 900 fëmijë nga i gjithë vendi zbuloi se siguria e fëmijëve shqiptarë nga interneti është shumë e ulët dhe se ata marrin ngacmime të shumta në internet, për të cilat ende nuk ka një rrjet mbrojtës dhe parandalues.

Fushata në mbrojtje të fëmijëve po përfshin edhe vetë familjet dhe mësuesit e tyre.

Arsimi dhe mbrojtja e fëmijëve janë të drejta njerëzore bazë të tyre.

World Vision është një organizatë jofitim-prurëse, që vepron prej 15 vjetësh në Shqipëri dhe Kosovë në 11 zona me 220 komunitete.

Në veprimtaritë e saj marrin pjesë dhe përfitojnë nga afër mbi 32 mijë fëmijë, ndërsa projektet saj kombëtare përmirësojnë jetën e mbi 500 mijë fëmijëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG