Lidhje

Xhaferri: Jo koha për rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit


Xhaferri: Jo koha për rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit
Xhaferri: Jo koha për rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferri tha se mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme nuk është në interesin e askujt.

Më 10 tetor Komisioni Evropian do të njoftojë vlerësimet për reformat e ndërmarra në vendet që synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Maqedonia është në pritje të caktimit të datës për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Pengesa kryesore për këtë vend janë mosmarrëveshjet me Greqinë për çështjen e emrit, por ndërkohë Maqedonia duhet të kryejë edhe një sërë reformash të brendshme, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet etnike mes dy komuniteteve maqedonasve dhe shqiptarëve.

Për të biseduar për këto çështje i ftuar në studion e Ditarit ishte zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri. Zoti Xhaferri tha se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është në dobi të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe kritikave e sugjerimeve për zëvendësimin e kësaj marrëveshjeje me një të re, ai ju përgjigje se tani nuk është koha e përshtatshme për hartimin e marrëveshjeve të reja.

Zoti Xhaferri foli edhe për konfliktin brenda qeverisë së koalicionit lidhur me ligjin për forcat e armatosura të konfliktit të vitit 2 mijë. Por pyetjes për mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme ai ju përgjigj se mbajtja e këtyre zgjedhjeve nuk është në interesin e askujt.
XS
SM
MD
LG