Lidhje

Naço: Kërkojmë përfshirjen e opozitës për reformat

  • Rudina Dervishi

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë Nasip Naço, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për takime me zyrtarët amerikanë të sistemit të drejtësisë, në kuadër të bashkëpunimit dhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara për drejtësinë shqiptare.

Zoti Naço ishte i ftuar për një bisedë në programin televiziv "Ditari".

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me deklaratën e bërë nga Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle për bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës, ministri i Drejtësisë tha se reformat janë të nevojshme, por në këtë aspekt, kërkohet edhe përfshirja e plotë të opozitës qoftë në reformën e ndarjes së re administrative apo të sistemit gjyqësor.

Zoti Naço tha se opozitën nuk e ka ndaluar askush të marrë pjesë, për shembull me interpelanca. Por, tha ministri, është taktika që ajo ndjek duke mos kërkuar ato që i jepen me rregulloren e kuvendit dhe duke mbajtur qëndrim bllokues ndaj çdo reforme që bën shumica e sotme.

Përsa i përket rrëzimit të aktit normativ për nëpunësit civilë dhe kompetencat e Inspektoriatit të Ndërtimeve, ministri Naço tha se qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me ndryshimet në sistemin gjyqësor të vendit, Ministri Naço tha se janë kërkuar të bëhen ndryshime pa prekur kushtetutën. Nëse nga Komisioni i Venecias kërkohen edhe ndryshime kushtetuese, tha ai, atëherë për të përmirësuar sistemin, edhe këto duhen bërë, gjithnjë në bashkëpunim edhe me opozitën.

Zoti Naço tha se të gjithë janë dakord se sistemi gjyqësor në Shqipëri nuk ka treguar integritet. Ne, tha ai, duam që në Këshillin e Lartë të Drejtësisë të ndryshojmë sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve.

Zoti Naço tha se nuk ishte dakord me ankesat e shfaqura se ministria e Drejtësisë nuk është shumë agresive në drejtim të reformave. Të gjitha reformat që do të ndërmarrë ministria, tha ai, do të bëhen bashkë me partnerët ndërkombëtarë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG