Lidhje

Intervistë me Z. Visar Ymeri të Vetëvendosjes


Parlamenti i Kosovës mblidhet sonte në një seancë të jashtëzakonshme në të cilën kryeministri Hashim Thaçi, do të raportojë për marrëveshjen e arritur të premten me Serbinë në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të premten Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë. Marrëveshja thuhet se i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.

Në kërkesën e kryeministrit Thaçi për mbledhje e sontme të Parlamentit, thuhet se marrëveshja është në fazën e dhënies së pëlqimit për nënshkrim formal, për çka duhet dhënë pëlqimi paraprak nga përfaqësuesit e të dyja vendeve, deri nesër, 22 prill 2013. Po nesër, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, do t’u raportojë ministrave të jashtëm bashkimit për rezultatet e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Për të diskutuar këtë çështje dhe zhvillimet e tjera në Kosovë, në studion e Ditarit kishim të ftuar shefin e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

XS
SM
MD
LG