Lidhje

Investimet globale të Kinës dhe mallrat

  • Niko Kolombant

Investimet globale të Kinës dhe mallrat

Investimet globale të Kinës dhe mallrat

Kërkesat e Kinës për mallra po krijon shqetësime për ekonominë globale, ambjentin dhe punonjësit në vende të tjera. Qeveria kineze dhe zyrtarët e kompanive po nënshkruajnë marrëveshje me shpjetësi marramendëse në mbarë botën, përfshi vende ku pak të huaj investojnë.

Grupi Zhonghui i Minierave në Kinë nënshkroi këtë vit një marrëveshje për nxjerrjen e bakrit në Zambia, me një vlerë prej 3 presje 6 miliardë dollarë.

Firmat kineze po nënshkruajnë gjithashtu marrëveshje në Afrikë dhe pjesë të tjera të botës për naftë dhe mallra të tjera që kërkon ekonomia në rritje e Kinës.

J. Peter Pham është ekspert për Afrikën në Këshillin Atlantik në Uashington. Ai mendon se zyrtarët kinezë po tregohen të zgjuar me kontratat që po nënshkruajnë.

“Shumë nga paratë janë të bllokuara në kredi apo hua të buta për infrastructure dhe produkte të tjera që janë të lidhura me firmat kineze. Kështu që sasia e parave në dorë që marrin qeveritë është shpesh shumë më e vogël nga shifrat prej miliarda dollarësh që përmenden”.

Kur kompanitë kineze përdorin projekte të infrastructures si pagesë për shembull, si në Sudan, ata përdorin shpesh pajisje, material dhe punëtorë nga Kina.

Shkrimtari David Shinn paralajmëron se shumë marrëveshjeve iu mungon transparenca.

"Nuk dihet gjithmonë me se paguhet apo sa të pastra janë këto marrëveshje".

Grupet e mbrojtjes së mjedisit janë gjithashtu të shqetësuara.

Në shumë pjesë të Azisë Juglindore, përfshi Indonezinë, grupi ambjentalist Greenpeace thotë se blerjet nga Kina të vajit të palmës, lëndëve të drurit dhe letrës po kontribuojnë në shpyllëzimet.

Aktivisti i organizatës Greenpeace Bustar Maitar po përpiqet të sigurojë që kompanitë kineze nuk shkelin ligjet që synojnë të mbrojnë pyjet.

“Ajo që shoh tani është se ata janë shumë më të kujdesshëm me operacionet e tyre këtu në Indonezi, duke u përpjekur të mos ekspozohen nga organizata jo-qeveritare për shembull”.

Punonjësit për kompanitë kineze janë gjithashtu të shqetësuar. Në Liberi, ku Kina ua ka kaluar Shteteve të Bashkuara si partneri kryesor i biznesit, shumë punëtorë ankohen për keqtrajtim dhe paga të ulta nga bosët kinezë.

Kjo grua morri pjesë në një protestë në Monrovia.

“Ata nuk duan t’ja dine. Gjithmonë qeshin me ne, dhe na godasin në vendin e punës. Ata abuzojnë prindërit tanë dhe ne. Nëse je duke punuar dhe bën një gabim të vogël, kinezët vijnë e të qëllojnë”.

Zyrtarët kinezë i kundërshtojnë këto akuza. Ata thonë gjithashtu se ndryshe nga investitorët perendimorë, investitorët kinezë nuk përzihen në politikat e brendshme.

Në zonat rurale të Senegalit, pronari kinez i uzinës për farat e susamit, Riping Ouyang, i del në mbrojte punës së tij.

“Unë nuk shfrytëzoj vendin dhe marr paratë. Jo, përkundrazi, ne jemi këtu për të ndihmuar vendin dhe zonat e tij rurale, në mëmyrë që ata të punojnë dhe të paguhen”.

Shumica e çmimeve të mallrave janë rritur ndjeshëm që me fillimin e shekullit të ri, duke koinciduar me rritjen e kërkesave të Kinës.

Ekonomistët thonë se çmimet e mallrave mund të vazhdojnë të rriten për 10 vitet e ardhshme, ndërsa kërkesat e mëdha të Kinës për to do të zgjasin shumë të tepër dhe efektet e saj do të thellohen edhe më tej.

XS
SM
MD
LG