Lidhje

Ukrainë, vazhdon dërgimi i mjeteve ushtarake nga Rusia


Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha sot se rajonet në lindje të vendit, nën kontrollin e separatistëve pro-Moskës, ka vazhduar dërgimi i mjeteve ushtarake nga Rusia.

Andriy Lysenko tha në Kiev se zyrtarët po shohin vazhdimisht pajisje ushtarake ruse, si dhe ekipe aviacioni të lëvizin drejt vizës ndarëse të kufirit mes të dy vendeve.

Lysenko tha se Ukraina do të vazhdojë ta respektojë marrëveshjen e armëpushimit mes qeverisë dhe separatistëve në shtator, megjithë ato që ai i cilësoi përpjekje të Rusisë për ta prishur atë. Ai tha se ushtria e Ukrainës do të qëllojë, vetëm për t’iu përgjigjur sulmeve ndaj pozicioneve të tyre.

Presidenti amerikan Barak Obama i bëri thirrje Rusisë të respektojë armëpushimin e shtatorit mes Kievit dhe forcave rebele në Ukrainën Lindore, që kanë mbështetjen e Moskës

Zëvendës këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Ben Rhodes tha se Presidenti Obama ja dha këtë mesazh presidentit rus Vladimir Putin gjatë një bisede jo-zyrtare që patën në takimin e kësaj jave në Pekin.

Zoti Rhodes po ashtu i tha gazetarëve se Presidenti Obama do të diskutojë për krizën në Ukrainë me udhëheqësit evropianë në kuadrin e takimit të G20 në Brisbane të Australisë.

Konflikti në Ukrainë i ka tensionuar së tepërmi lidhjet mes Moskës dhe Washingtonit, që kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj njëri tjetrit.

Sot kryeministri rus Medvedev tha se përmirësimi i marrëdhënieve është në duart e Shteteve të Bashkuara. Për ta rregulluar situatën tha ai, SHBA duhet të heqin sanksionet dhe të rifillojnë ato që ai i cilësoi “bisedime produktive”.

XS
SM
MD
LG