Lidhje

iPhone-i dhe teknologjitë e tjera mund të përhapen edhe në vendet në zhvillim


iPhone-i dhe teknologjitë e tjera mund të përhapen edhe në vendet në zhvillim
iPhone-i dhe teknologjitë e tjera mund të përhapen edhe në vendet në zhvillim

Siç ishte parashikuar, telefoni i ri i kompanisë Apple, iPhone 4 po pritet me interes në mbarë botën. iPhone 4 tani shitet në Shtetet e Bashkuara, Britani, Francë, Gjermani dhe Japoni. Në të ardhmen iPhone-i dhe teknologjitë e tjera mund të përhapen edhe në vendet në zhvillim.

Në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Japoni, iPhone i kompanisë Apple është bërë i famshëm. Klientët presin në radhë me orë të tëra për telefonin më të ri Apple, iPhone4.

Aleks Lli jeton në Dubai, por ka ardhur në Londër vetëm për të blerë këtë telefon, sepse iPhone 4 është më i shpejtë, ka bateri më jetëgjatë, si dhe mundëson telefonatat me video.

Apple nuk është e vetmja kompani që prodhon të ashtuquajturit “telefona inteligjentë” që i lejojnë përdoruesit të kenë qasje në internet. Mirëpo, konsumatorët besnikë thonë se thjeshtësia e bën iPhonin të dallohet prej të tjerëve.

Nga fundi i korrikut, Apple thotë se iPhone4 do të dalë në treg në 18 vende tjera. Dhe nga fundi i shtatorit, edhe në 88 vende në mbarë botën.

Por, eksperti i teknologjisë Rob Etkinson thotë se telefonat për përdorim interneti ka shumë gjasë që të mos përdoren edhe aq në vendet në zhvillim, për shkak të çmimit të tyre, si dhe kostos së lartë të lidhjes së internetit në këta telefona.

“Nuk mendoj se do të dërgojmë shumë telefona në një rajon ose kontinent siç është Afrika; me gjasë, vetëm disa njerëz me të ardhura të mira atje do të blejnë telefona. Megjithatë, rritja pritet në tregje të reja në Amerikën Latine.”

Zoti Etkinsën thotë se telefonat inteligjentë do të përhapen më shpejt në vendet ku klasa e mesme po rritet me shpejtësi.

“Në vendet në zhvillim, do të shohim një proces më të ngadalshëm, ku së pari sipërmarrësit, pronarët e bizneseve, profesionistët, doktorët, zyrtarët e qeverisë do të bëhen përdorues të iPhone-it. Më pastaj, iPhone-i do të fillojë ngadalë të depërtojë edhe më thellë në treg.”

Zoti Etkinson thotë se iPhone i kompanisë Apple po përballet me konkurrencë nga kompani tjera, siç është Google, të cilat prodhojnë telefonat e tyre. Për shkak të konkurrencës, pritet që çmimet të bien dhe që më shumë njerëz të jenë në gjendje të blejnë telefonë të tillë në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG