Lidhje

Në pritje të Iphone 6


Pas pak minutash Apple do të paraqesë prodhimet e reja të këtij sezoni dhe modeli i ri i Iphonit pritet të jetë në qendër të vëmendjes. Sikurse edhe më pare, detajet rreth produktit të ri janë mbajtur sekret. Por falë internetit, ka spekullime të shumta dhe informacione që i kanë shpëtuar sekretit.
Surpriza e rradhës nga Iphoni do shpaloset së shpejti. ((Mandatory cg: MacRumor.com)) Por për të paduruarit, disa nga të dhënat kanë qarkulluar në internet dhe kanë rrjedhur nga prodhuesit e pjesëve të Iphonit, thotë redaktori i faqes elektronike MacRumors.com Erik Slivka.

“Shumë informacione kanë dalë nga burimet kineze. Ata po prodhojnë miliona aparate para hedhjes në treg. Ndaj nuk mund t’i mbajnë të gjitha sekret.”

Por çfarë mund të presin njerëzit ?

“Do të shohim ekrane më të mëdhenj. Do të kemi pagesa me iPhone. Dhe mund të jetë më i hollë.”

Bazuar në imazhet dhe videot e zbuluara, si kjo nga faqja norvegjeze VidxHd, Iphoni i ri do të jetë në dy madhësi. I pari do të jetë 12 centimetra që pritet të dalë në shitje një një javë më pas dhe një tjetër me ekran 14 centimetra që pritet të dalë për festat e dhjetorit.

Përveç programit të ri operues, të dy aparatet do të mundësojnë përdoruesit që të kryejnë pagesa përmes telefonit. Nuk është teknologji e re, por kjo mund t'ia rrisë mjaft popullaritetin shefit të ri të firmës Apple, Tim Cook. Flitet edhe për një pajisje tjetër, iWatch.

“Njerëzit gjithmonë kërkojnë të renë. Kanë kaluar katër vite që nga dalja e Ipadit ndaj është koha që Apple të dalë me diçka të re. Është rasti që Tim Cook të zbulojë se ka diçka të re.”

Apple do t'i zbulojë të rejat e këtij viti në Cupertino të Kalifornisë.

XS
SM
MD
LG