Lidhje

Irak: 60 të vrarë nga disa sulme me bombë

  • Zamira Edwards

Irak: 60 të vrarë nga disa sulme me bombë

Irak: 60 të vrarë nga disa sulme me bombë

Sot në Irak në disa sulme me bombë në mbi 10 qytete të vendit u vranë të paktën 60 persona.

Zyrtarët irakianë thanë se sulme vetëvrasëse dhe shpërthime të tjera goditën qytetin Kirkuk, kryeqytetin Bagdad dhe qytetin jugor Kut.

Autoritetet thanë se dhuna më e madhe ndodhi në Kut, ku u vranë të paktën 37 persona dhe u plagosën 60 tjerë. Zyrtarë amerikanë dhe irakianë kanë shprheur shqetësim lidhur me aftësinë e vendit për të ruajtur sigurinë pas tërheqjes së forcave amerikane nga Iraku në fund të vitit.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney dënoi sulmet e sotme dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të "shqyrtojnë" mundësinë e qëndrimit të forcave amerikane në atë vend nëse irakianët e kërkojnë një gjë të tillë. Zëdhënësi Carney shtoi se dhuna në përgjithësi në këtë vend të Lindjes së Mesme ka rënë.

Gjithashtu në Irakun jugor, policia tha se nga sulmet me makina bombë u vranë të paktën 3 veta në qytetin e Naxhafit. Nga një sulm tjetër me makinë bombë në Karbala u vranë të paktën 2 njerëz.

Në veri të vendit, autoritetet thanë se 2 vetëvrasës vunë në objektiv një njësi qeveritare anti-terrorizmit, duke vrarë të paktën 3 persona, mes tyre edhe dy policë.

XS
SM
MD
LG