Lidhje

Vriten 24 luftëtarë shiitë në një sulm me bombë


Një person me makinë bombë vrau të paktën 24 luftëtarë shiitë pranë një qyteti irakian që forcat qeveritare thonë se ua kishin rimarrë militantëve të shtetit islamik.

Shpërthimi i sotëm ndodhi në një pikë kontrolli në periferi të qytetit Jurf al-Sahar. 25 vetë u plagosën. Personi në fjalë po ngiste një makinë Humvee të mbushur me lëndë shpërthyese.

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi, tha dje se rimarrja e këtij qyteti, rreth 50 kilometra në jug të Bagdadit, ishte një "goditje fatale" kundër grupit të Shtetit Islamik. Ekstremistët suni e mbanin qytetin që nga muaji korrik.

Ushtria amerikane thotë se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë 11 sulme ajrore në Siri dhe Irak. Katër prej sulmeve ishin afër Kobanit, qytetit sirian, ku militantët islamikë dhe luftëtarë kurdë vazhdojnë luftimet shumë pranë kufirit me Turqinë.

XS
SM
MD
LG