Lidhje

Bagdad: Dy shpërthime - vriten 26 besimtarë shiitë


Ditët e fundit ka patur sulme të ngjashme ndaj myslimanëve shiitë në Irak

Dy makina-bombë shkaktuan në Bagdad 26 vrarë, besimtarë shiitë. Shpërthimet ndodhën në lagjen Kazimija, vetëm disa kilometra larg objektit të kultit kushtuar Imamit Moussa al-Khadim, që thuhet se është stërnipi i profetit Muhamed.

Ditët e fundit ka patur sulme të ngjashme ndaj myslimanëve shiitë në Irak.

Sot ishte dita e fundit e ceremonive disa-ditore të festimeve së përvitshme të myslimanëve shiitë. Të mërkurën u vranë 72 vetë dhe u plagosën rreth 260 të tjerë.

Al-Kaida në Irak ka marrë përgjegjësinë për sulmet e mëparshme, që i cilësoi ato veprime të bekuara kundër qeverisë irakiane.
XS
SM
MD
LG