Lidhje

34 të vrarë nga dhuna në Irak


Luftimet mes forcave irakiane dhe ekstremistëve të lidhur me al-Qaidën që kanë marrë nën kontroll dy qytete në Irakun perëndimor, kanë lënë të vrarë të paktën 34 vetë dhe kanë plagosur 58 të tjerë.

Zyrtarët irakianë thonë se forcat qeveritare ndërmorën goditje ajrore dje në Ramadi, por banorët thonë se në Falluxha ka qenë qetësi që nga mbrëmja e së shtunës.

Ekstremistë pro grupit etnik Suni dhe ekstremistë pro-al-Qaidës morën nën kontroll dy qytetet, Ramadi dhe Falluxha javën e kaluar. Ata janë përleshur me forcat qeveritare dhe luftëtarë fisnorë, aleatë të ushtrisë, ndër të cilët edhe suni që kundërshtojnë grupet ekstremiste.

Gjeneral Lejtnanti Rasheed Fleih, i cili udhëheq Komandën Ushtarake për provincën Anbar, thotë se do të duhen disa ditë para se të rimarrin nën kontroll dy qytetet.

Po dje, shpërthime me makina bombë lanë të paktën 19 të vrarë në Bagdat.

Dhuna ndërmjet qeverisë irakiane të udhëhequr nga shiitët dhe pakicës suni ka shkaktuar mijëra të vrarë gjatë vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG