Lidhje

16 të vrarë nga dhuna në Irak


Një numër sulmesh në të gjithë Irakun, përfshirë një shpërthim vetëvrasës që kishte në shenjestër pjesëtarë të forcave të armatosura si dhe një incident me armë zjarri, shkaktuan vdekjen e të paktën 16 vetëve.

Sulmi më vdekjeprurës dje u regjistrua në qytetin verior të Mosulit, ku një person hodhi veten në erë duke vënë në shenjestër një patrullë ushtarake që la të vrarë katër oficerë dhe katër ushtarë. Sulmi plagosi nëntë ushtarë të tjerë dhe katër civilë.

Në Abu Ghraib, në perëndim të Baghdadit, katër pjesëtarë të një grupi paraushtarak kundër al-Qaidës u vranë gjatë një sulmi kundër një postblloku.

Kryengritësit kanë intensifikuar sulmet në të gjithë Irakun gjatë muajve të fundit, duke shkallëzuar dhunën në nivele të papara që nga viti 2008, kur dhuna sektare pothuajse shpërbëu këtë vend.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 8 mijë vetë kanë gjetur vdekjen këtë vit nga dhuna.
XS
SM
MD
LG