Lidhje

Autoritetet irakiane deklarojnë përparim kundër ekstremistëve


Një zyrtar i lartë në Irak tha se forcat irakiane kanë “rimarrë iniciativën” në luftën kundër ekstremistëve suni, të cilët kanë futur nën kontroll pjesë të mëdha të vendit dhe janë betuar të marrin Bagdatin.

Zëdhënësi i kryeministrit për sigurinë Gjeneral Lejtnanti Qassem Atta, tha dje në komentet për shtyp se forcat irakiane kanë vrarë 279 terroristë që nga e shtuna.

Ushtria pretendon se u ka shkaktuar humbje të mëdha ekstremistëve që luftojnë për të marrë nën kontroll qytetin Tal Afar pranë kufirit me Sirinë.

Pretendimi i qeverisë dhe numrat për të vrarët është vështirë të verifikohen. Por forcat irakiane dhe vullnetarët shiitë kanë filluar të organizohen dhe të forcojnë mbrojtjen, veçanërisht përreth Bagdatit.

Shumë luftëtarë qeveritarë braktisën pozicionet dhe hodhën armët javën e kaluar kur ekstremistët morën nën kontroll disa rajone në veri.
XS
SM
MD
LG