Lidhje

23 të vrarë nga një shpërthim në Irak


Autori i një sulmi vetëvrasës aktivizoi eksplozivë në një funeral në Irakun verior sot, duke vrarë të paktën 23 vetë.

Sulmi ndodhi në një qytet pranë Mosulit në provincën e trazuar të Ninevehit.

Zyrtarët e mjekësisë thonë se një person me një brez eksplozivësh vuri në shënjestër pjesëmarrësit në funeral për një anëtar të pakicës etnike Shabak, i cili kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin. Por ekstremistët kanë vënë në shënjestër objekte në provincën me banorë të etnive të ndryshme.

Muajt e fundit, në Irak ka pasur një përshkallëzim të dhunës.
XS
SM
MD
LG