Lidhje

Irak, kleriku radikal shiit al-Sadr, u bën thirrje amerikanëve të largohen


Irak, kleriku radikal shiit al-Sadr, u bën thirrje amerikanëve të largohen
Irak, kleriku radikal shiit al-Sadr, u bën thirrje amerikanëve të largohen

Në Irak, kleriku radikal shiit Moktada al-Sadr, u ka bërë thirrje trupave amerikane të largohen nga vendi përndryshe do të ndeshen me rezistencë. Paralajmërimi i tij bëhet ndërkohë që udhëheqësit irakianë përgatiten të diskutojnë një zgjatje të mundshme të pranisë ushtarake amerikane në vend.

Kleriku anti-amerikan nxori një paralajmërim për forcat amerikane në një deklaratë të publikuar sot në faqen e tij të internetit. Në të, al-Sadri u thotë trupave amerikane “të kthehen pranë familjeve të tyre të cilat i presin me padurim” dhe shton se irakianët “do t’u bëjnë rezistencë dhe do të luftojnë më me forcë se më parë deri në largimin e tyre”.

Milicia al-Mahdi e Moktada al-Sadrit u përlesh me trupat amerikane në Irak deri në vitin 2008, kur ai i shpërndau forcat dhe e përqendroi lëvizjen e tij tek procesi politik në Irak. Partia e tij Sadrist është një fraksion i rëndësishëm i qeverisë së kryeministrit Nuri al-Maliki.

Zoti al-Maliki dhe disa aleatë të koalicionit të tij ranë dakord kohët e fundit të zhvillojnë bisedime me Shtetet e Bashkuara për të lejuar trupat amerikane të vazhdojnë të stërvisin forcat irakiane pas skadimit të afatit të këtij fund-viti për tërheqjen e tyre nga vendi. Partia a al-Sadrit e kundërshton këtë marrëveshje.

XS
SM
MD
LG