Lidhje

Irak: Një valë sulmesh gjatë Kurban Bajramit


Në Irak, një valë sulmesh vdekjeprurëse kanë tronditur sot atmosferën e paqes, ku myslimanët janë duke shënuar ditën e dytë të Kurban Bajramit. Zyrtarët thanë se të paktën 15 persona u vranë në një seri shpërthimesh dhe të shtënash me armë zjarri. Shumica e viktimave ishin besimtarë shiitë, të cilët po shënonin festën e tyre.

Shpërthime me bombë pati në veri të Bagdadit, ku një grup besimtarësh po shkonin me furgon në xhami. Një tjetër shpërthim ndodhi në një treg të hapur, ku mes të vrarëve pati edhe fëmijë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Dhuna në Iark arriti kulmin në vitet 2006 dhe 2007. Por kohët e fundit ka patur përsëri një rigjallërim të dhunës. Vetëm në shtator janë vrarë 365 persona, duke e bërë muajin e kaluar më vdekjeprurësin në dy vjet.
XS
SM
MD
LG