Lidhje

Irak: Lirohet një ish ushtar amerikan i mbajtur peng për 9 muaj

  • Zëri Amerikës

Një grup milicie, besnik i klerikut irakian shiit, Moqtada al-Sadr tha dje se ka liruar një ish ushtar amerikan, pasi e mbajti peng për më shumë se nëntë muaj dhe ia dorëzoi të misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak.

Amerikani i identifikuar si Randy Michael Hultz, u paraqit në televizionin irakian me dy ligjvënës nga lëvizja e Sadrit. Një prej ligjvënësvee, Maha al-Douri, tha se Hultz u lirua pa ndonjë kompensim. Ajo e quajti lirimin e tij “dhuratë për familjen” dhe “për të treguar fytyrën e vërtetë të isalmit”.

Hultz tha një një konferencë të organizuar me shpejt e shpejt jashtë zonës së gjelbër të Bagdatit se ishte dërguar në Irak në vitin 2003 dhe kishte shërbyer si ushtar atje për 15 muaj. Ai tha se mbeti në Irak me shërbime civile deri kur u rëmbye në qershor të 2011 nga elementë të Brigadës së Ditës së Premtuar, një degë e ushtrisë Mahdi që është nën kontrollin e klerikut anti amerikan.

XS
SM
MD
LG