Lidhje

Irak, dyshime për sulm me armë kimike nga ISIS


Koordinatorja e OKB për ndihmat humanitare në Irak ka paralajmëruar se mund të jenë përdorur armë kimike në Mosul ku ISIS po zhvillon një betejë të ashpër me forcat irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Koordinatorja Lisa Grande ka bërë thirrje që të zhvillohet një hetim dhe nëse zbulohet vërtetësia e këtyre dyshimeve, ky do të përbënte një akt të rëndë të shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe një krim lufte, pavarësisht se kush ishte në shenjestër apo kush u prek nga pasojat e këtij sulmi.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se shtatë vetë janë shtruar në spital pranë Mosulit, ku janë mjekuar për probleme që mendohet se u shkaktuan nga ekspozimi ndaj agjentëve kimikë. Sipas një zëdhënësi të Kryqit të Kuq në Lindjen e Mesme, pacientët, dy gra dhe pesë fëmijë, kishin, simptoma që lidhen me një agjent kimik që shkakton djegie lëkure, zkuqje sysh, të vjella dhe kollitje.

Dyshohet se sulmi me armë kimike mund të jetë kryer këtë javë në Mosulin lindor.

XS
SM
MD
LG