Lidhje

Irak: Një shpërthim në hyrje të Zonës së Gjelbër shkakton 5 të vrarë

  • Zëri Amerikës

The remains of a vehicle used in a bomb attack are seen near Baghdad's Green Zone, April 18, 2011

The remains of a vehicle used in a bomb attack are seen near Baghdad's Green Zone, April 18, 2011

Zyrtarë irakianë thanë se dy makina-bombë shpërthyen në afërsi të një hyrjeje të Zonës së Gjelbër të fortifikuar rëndë në Bagdad, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave.

Zyrtarët e sigurisë pohuan sot se shpërthimi ndodhi rreth orës 8:30 të mengjesit sipas orës lokale ndërsa makinat me zyrtarë të qeverisë po prisnin të hynin në këtë zonë.

Të paktën 15 vetë u plagosen në këtë shpërthim, përfshirë 5 ushtarë irakianë.

Zona e Gjelbër është një kompleks i gjerë në qëndër të Bagdadit, ku ndodhen shumë ndërtesa të qeverisë irakiane dhe ambasada të huaja.

XS
SM
MD
LG