Lidhje

Obama: Sulmet ajrore amerikane në Irak të suksesshme


Presidenti Barack Obama tha se sulmet ajrore amerikane në Irak kanë shkatërruar me sukses armët dhe pajisjet që militantët e Shtetit Islamik mund të përdorte kundër kryeqytetit kurd të Irbilit.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë sot, presidenti tha se forcat amerikane po vazhdojnë të shpërndajnë ndihma humanitare ndaj pakicave fetare të persekutuara dhe të bllokuar në malin Sinjar dhe se ai po bëhen plane për të krijuar një corridor të sigurt për kalimin e tyre.

Zoti Obama tha se udhëheqësit në Britani dhe Francë kanë rënë dakort t’u bashkohen përpjekjeve amerikane për ndihma humanitare.

Presidenti nuk pranoi të jap hollësi sesa do të zgjasin operacionet ushtarake në Irak. Megjithatë ai shtoi se problemi që përbëjnë militantët nga grupi i Shtetit Islamik nuk do të zgjidhet brenda disa javësh por do të dojë kohë.

Zoti Obama tha se afati kohor më i rëndësishëm tek i cili ai është përqëndruar është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse irakiane, në mënyrë që forcat irakiane të mund të marrin përgjegjësi të plotë për sigurinë e refugjatëve dhe të konfrontojnë luftëtarët e Shtetit Islamik që tani kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit irakian.

XS
SM
MD
LG