Lidhje

Irak, Presidenti Talabani i kërkon kryeministrit të formojë një qeveri të re


Irak, Presidenti Talabani i kërkon kryeministrit të formojë një qeveri të re
Irak, Presidenti Talabani i kërkon kryeministrit të formojë një qeveri të re

Presidenti irakian Xhalal Talabani i kërkoi kryeministrit Nuri al-Malikit të formojë një qeveri të re, pjesë e një marrëveshje për t’i dhënë fund ngërçit politik tetë-mujor.

Presidenti Talabani nënshkroi një kërkesë zyrtare sot ku i jep zotit Maliki 30 ditë kohë për të zgjedhur kabinetin e tij.

Duke folur në një ceremoni në pallatin presidencial në Bagdat, kryeministri i bëri thirrje popullit irakian dhe politikanëve të të gjitha feve dhe sekteve të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të hapin një faqe të re.

Njoftimi i presidentit vjen dy javë pasi udhëheqësit politikë shiitë, kurdë dhe suni arritën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit duke i dhënë zotit Maliki një mandat të dytë në postin e kryeministrit.

XS
SM
MD
LG