Lidhje

Irak: Rreth 50 të vrarë në dy sulme vetvrasëse me makina bombë

  • Zëri Amerikës

Irak: Rreth 50 të vrarë në dy sulme vetvrasëse me makina bombë

Irak: Rreth 50 të vrarë në dy sulme vetvrasëse me makina bombë

Të paktën 50 njerëz u vranë në dy sulme vetvrasëse me makina bombë në periferi të qytetit të shenjtë shiitë të Karbalës në Irakun jugor.

Zyrtarët thanë se të dy shpërthimet e sotme, ndoshën përgjatë rrugëve të përdorura nga pelegrinët që po shkonin në Karbala për ceremoninë fetare shiite të Arbainit.

Të paktën 150 njerëz u plagosën. Askush nuk mori përgjegjësiën për sulmet.

Ceremonia fetare Arbain shënon mbylljen e periudhës vjetore të zisë për vdekjen e immait Husein në shekullin e 7-te. Kjo ceremoni pati kulmin e riteve të saj sot.

Këtë javë Iraku është tronditur nga një seri shpërthimesh vetvrasëse dhe disa prej tyre kanë patur si objektiv forcat e sigurisë. Të martën, një person hodhi vehten në erë mes një grupi rekrutës të policisë në Tikrit, duke vrarë 50 njerëz.

Mëngjesin e sotëm, një vetvrasës tjetër me bombë shpërtheu një makinë me lëndë plasëse në provincën Dixhala, duke vrarë 3 njerëz.

Dje, në Bakuba, të paktën 12 njerëz u vranë kur një makinë ambulancë e mbushur me lëndë plasëse u përplas në një qendër përgatitore për policët.

XS
SM
MD
LG