Lidhje

Irak: Shtohet tensioni, kleriku antiamerikan Sadr kërkon zgjedhje të reja

  • Zëri Amerikës

Irak: Shtohet tensioni, kleriku antiamerikan Sadr kërkon zgjedhje të reja

Irak: Shtohet tensioni, kleriku antiamerikan Sadr kërkon zgjedhje të reja

Në Irak, blloku politik i udhëhequr nga kleriku shiit anti-amerikan Muqtada al-Sadr bëri thirrje për shpërndarjen e parlamentit dhe për zgjedhje të parakohshme, një hap që mund ta shkallëzojë më tej krizën mes sekteve në vend.

Përkrahësit e al Sadrit thonë se zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme për të zgjidhur problemet politike që po thellohen dhe që kërcënojnë ndarjen e vendit. Sipas tyre, qeveria e tanishme "nuk është në gjendje t’i zgjidhë ato”.

Tensionet u rritën pas urdhërit të kryeministrit shiit Nouri al-Maliki për arrestimin e nënpresidentit suni, Tariq al- Hashemi, i dyshuar se drejtonte një skuadër ekzekutimesh.

Zoti Hashemi e mohoi akuzën dhe u arratis në rajonin autonom të Kurdistanit në Irakun verior për t'iu shmangur arrestimit. Zoti Maliki gjithashtu i kërkoi parlamentit të shkarkojë një zëvendës kryeministër sunit.

Kriza politike vjen në klimën e një vale shpërthimesh në kryeqytetin Bagdat, sulme që dyshohet se janë ndërmarrë nga ekstremistë suni të lidhur me al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG