Lidhje

Irak, Mbi 20 të vrarë nga sulmet me bomba


Mbi njëzet vetë kanë gjetur vdekjen në Irak nga sulmet me bomba. Sulmi më vdekjeprurës u shënua në veri të Bagdatit në qytetin Duxhail, ku të paktën gjashtë roje sigurie u vranë kur një person kreu sulm vetëvrasës me makinë-bombë tek një postbllok ushtarak. Të paktën 15 të tjerë u plagosën.

Policia thotë se të paktën tre vetë u vranë të shtunën në darkë, kur një makinë bombë shpërtheu pranë një restoranti në një lagje shiite në rrethinat e kryeqytetit, Bagdat.

Sulmet e përgjakshme ndërmerren një ditë pasi forcat irakiane filluan një operacion kundër ekstremistëve që kanë lidhje me al-Qaidën për të rimarrë zona pranë Falluxhas, një qytet në perëndim të Bagdatit në provincën Anbar.

Burimet spitalore thonë se të paktën 11 vetë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën nga goditjet me predha përreth Falluxhas.
XS
SM
MD
LG