Lidhje

32 të vrarë në disa sulme në Irak


Sulmi më vdekjeprurës, i realizuar me anë të shpërthimit të tre automjeteve, ndodhi në Taxhi, një qytet në veri të kryeqytetit, Bagdad

Zyrtarë irakianë thanë se një valë bombardimesh goditi sot lagje shiite, forca të sigurisë dhe objektiva të tjerë në të gjithë vendin, duke vrarë të paktën 32 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në Taxhi, një ish-qendër e al-Kaidës në veri të kryeqytetit, Bagdad, ku tre automjete shpërthyen brenda disa minutash njëra nga tjetra, duke vrarë 11 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 24 të tjerë, duke përfshirë edhe disa policë.

Një sulm vetëvrasës me bombë në Kut, në jug të Bagdadit, la të vrarë të paktën tre policë dhe plagosi disa të tjerë. Gjithashtu, në Balad Ruz, në verilindje të kryeqytetit, një makinë bombë vrau dy policë. Sulme pati edhe në qytete të tjera.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet e sotme vdekjeprurëse.
XS
SM
MD
LG