Lidhje

Irak: Të paktën 8 të vdekur nga disa shpërthime në Bagdat


Irak: Të paktën 8 të vdekur nga disa shpërthime në Bagdat
Irak: Të paktën 8 të vdekur nga disa shpërthime në Bagdat

Tre shpërthime tronditën një treg të ngarkuar në Bagdat duke vrarë të paktën 8 persona dhe duke plagosur më shumë se 20 të tjera.

Shpërthimet në tregun Shorja të Bagdatit ndezën zjarr në disa pjesë të distriktit komercial sot, në ditën e parë të festimeve të bajramit.

Megjithëse dhuna në mbarë Irakun ka rënë ndjeshëm, zyrtarët amerikan dhe irakianë kanë shprehur shqetësim se ndërsa trupat amerikane vazhdojnë tërheqjen e tyre militantët e lidhur me Al-Kaidën kanë shtuar sulmet e tyre.

Të 33 mijë trupat amerikane të stacionuara në Irak do të largohen deri në fund të vitit.

Sulmet vdekjeprurëse ndodhin përditë në Irak. Muajin e kaluar pati një rritje të dhunës me më shumë se 250 viktima nga sulmet.

XS
SM
MD
LG