Lidhje

Dhjetra të vrarë në Irak


Sulmet e çojnë numrin e të vrarëve në disa ditë me dhunë sektare në Irak në 100 vetë

Dhjetra njerëz u vranë sot në dy sulme të njëpasnjëshme në Irak. Në objektiv ishin besimtarë suni.

Sulmet e çojnë numrin e të vrarëve në disa ditë me dhunë sektare në Irak në 100 vetë.

Shpërthimi i parë ndodhi pasi besimtarët po largoheshin nga xhamia në veri të Bakubës, ndërsa sulmi i dytë ndodhi ndërsa njerëzit ishin mbledhur për të ndihmuar të plagosurit, duke lënë 40 të vrarë dhe duke plagosur dhjetra të tjerë. Sulmet e sotme ndodhin pas një vale sulmesh me bombë këtë javë në Irak.

Dje 25 vetë u vranë në shpërthime të ndryshme në Bagdad dhe Kirkuk dhe të mërkurën u vranë 33 persona në kryeqytet dhe qytete të tjera.

Kryeministri Nuri Al maliki fajëson prë vrasjet shtimin e dhunës sektare që ka pllakosur vendin që kur forcat e sigurisë hynë për kontrolle muajin e kaluar në një kamp me protestues suni, pranë Kirkukut.
XS
SM
MD
LG