Lidhje

Forcat irakiane hyjnë në qytetin Amerli të rrethuar nga xhihadistët


Zyrtarët irakianë thonë se forcat e tyre hynë sot në qytetin verior Amerli të rrethuar nga xhihadistët, ku mijëra njerëz kanë qenë të bllokuar për më shumë se dy muaj me shumë pak ushqime, ujë dhe pajisje mjekësore.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara ndërmorën dje sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik rreth qytetit Amerli dhe hodhën ndihma humanitare për njerëzit e bllokuar.

Sekretari i shtypit i Pentagonit Kundëradmirali John Kirby tha në një deklaratë se forcat ajrore amerikane i hodhën ndihmat krahas avionëve të Australisë, Francës dhe Britanisë.

Zoti Kirby tha se ushtria amerikane ndërmori sulme ajrore të bashkërenduara kundër terroristëve të Shtetit Islamik, për të mbështetur operacionin e ndihmës humanitare.

XS
SM
MD
LG