Lidhje

Irak, ISIS vret dy gjeneralë me makinë-bombë


Një luftëtar i grupit Shteti Islamik sulmoi me makinë bombë një autokolonë të trupave irakiane, duke vrarë dy komandantë të lartë ushtarakë dhe veten.

Zyrtarët thonë se sulmi ndodhi të enjten në veri të qytetit Ramadi që mbahet nga Shteti Islamik në provincën Anbar, ku forcat pro-Baghdadit kanë muaj që luftojnë kundër ekstremistëve.

Gjeneral Major Abdul-Rahman Abu-Regheef, zëvendës komandant i operacioneve në Anbar, dhe gjeneral brigade Sefeen Abdul Maguid, kreu i divizionit të 10 të ushtrisë, ishin mes të vrarëve, sipas një komunikate ushtarake.

Njoftohet se u vranë gjithashtu një numër personash të tjerë.

Të mbështetur nga një fushatë sulmesh ajrore që drejtohet nga Shtetet e Bashkuara prej rreth një viti, forcat qeveritare irakiane janë përpjekur të kapin territore të rëndësishme në luftën për çrrënjosjen e luftëtarëve të shtetit islamik, të cilët kanë nën kontroll pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

XS
SM
MD
LG