Lidhje

Iraku dhe kërcënimi për naftën


FILE - A view of a damaged production unit after a bomb attack by militants at Baiji oil refinery, 180 kilometers north of Baghdad, Iraq, Feb. 26, 2011.

FILE - A view of a damaged production unit after a bomb attack by militants at Baiji oil refinery, 180 kilometers north of Baghdad, Iraq, Feb. 26, 2011.

Çmimet botërore të naftës janë në nivelet e tyre më të larta për këtë vit, ndërkohë që shkallëzimi i dhunës në Irak kërcënon me një çrregullim të eksporteve.

Iraku është një prodhues i madh i naftës dhe trazirat e atjeshme, nëse thellohen, mund të kenë ndikim të madh në çmimet e energjisë. Por analistët e energjisë thonë se ende nuk ka arsye për panik.

Iraku është prodhuesi i dytë më i madh i naftës brenda OPEC-ut, me më shumë se tre milionë fuçi në ditë.

Marrja e disa qyteteve irakiane nga një grup i lidhur me al-Kaidën në Irakun e veriut po i mbajnë në ankth tregjet. Por ky kërcënim mund të jetë i ekzagjeruar.

Andrew Ricci i firmës kërkimore Levick të Energjisë, parashikon vetëm një rritje të vogël në çmimet e benzinës dhe të naftës për ngrohje, në varësi nga kohëzgjatja e konfliktit.

"Ndikimi i vërtetë që kjo do të ketë në Shtetet e Bashkuara është se do të fuqizojë argumentet për pavarësinë energjitike dhe për energjinë e pastër," thotë analisti.

Çmimet e naftës kanë qenë relativisht të qëndrueshme katër vitet e fundit, pjesërisht për shkak të kërkesës më të ulët në vendet e zhvilluara dhe të shtimit të burimeve alternative.

Janë edhe fushat e naftës ende të pashfrytëzuara, nga Libia në Iran, thotë analisti i agjencisë së lajmeve Reuters, John Kemp.

''Në fillim ne pamë Sudanin e jugut, pastaj Libinë, më pas Nigerinë. Nafta e Iranit është mbajtur jashtë tregjeve për shkak të sanksioneve. Tani shohim problemet në Irak, që do të thotë se mund të shohim shumë të naftë në të ardhmen," thotë zoti Kemp.

Por shumë gjëra do të varen nga fakti nëse kryengritësit do të mund të fitojnë terren të përhershëm në Irak, thotë zoti Ricci.

"Nëse i gjithë vendi kthehet në duart e kryengritësve, atëherë, kjo nuk do të ishte gjë e mirë. Tani për tani, asgjë nuk mkund të parashikohet," thotë analisti.

Kërcënimi i trazirave kanë bërë që çmimet e naftës të arrijnë nivele të papara që nga shtatori i kaluar.

Por ky kërcënim mund të jetë i kufizuar. Analistët e energjisë thonë se fushat më produktive naftëmbajtëse të Irakut, që përbëjnë 80-90 për qind të kapacitetit të përgjithshëm, shtrihen në jug, në zonat ku militantët suni nuk shihen me simpati.
XS
SM
MD
LG