Lidhje

Afishe anti-amerikane në Teheran


Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve thotë se autoritetet në Teheran kanë hequr afishe anti-amerikane, disa ditë pasi ultra-konservatorët i vunë afishet, siç duket në përpjekje për të diskredituar negociatorët amerikanë në bisedimet me udhëheqjen e re iraniane.

Agjencia e lajmeve IRNA në një artikull të botuar të shtunën citon një zëdhënës të bashkisë së Teheranit, sipas të cilit afishet u hoqën nga tabelat pranë autostradave kryesore përreth qytetit. Hadi Ayazi tha se një institut kulturor iranian i kishte vendosur kohët e fundit pa leje.

Media iraniane tha se afishet kishin pamje të ndryshme ofenduese ndaj Shteteve të Bashkuara me diçiturën “Ndershmëria Amerikane” në persisht.

Në një nga afishet dukej një tryezë diskutimesh ku ishte ulur një amerikan i veshur me kostum, por nën tavolinë dukej që kishte një revolver në dorë. Në një tjetër afishe, një amerikan mban një qen sulmi pranë, ndërsa takohet me një negociator iranian.

Presidenti iranian Hassan Rouhani, i cili erdhi në post në gusht, ka bërë një numër gjestesh positive në drejtim të Shteteve të Bashkuara, me shpresën për të zbutur sanksionet perëndimore që po zbatohen kundër Iranit për programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG