Lidhje

Përmbledhja e marrëveshjes me Iranin


Qeveria amerikane publikoi një përmbledhje të marrëveshjes së arritur në fillim të muajit me Iranin që synon kufizimin e programit bërthamor të Teheranit.

Informacioni i bërë publik nga Shtëpia e Bardhë përmban një afat kohor për inspektime të Agjencisë Atomike të OKB-së.

Aty jepen hollësi edhe për lehtësimet modeste të sanksioneve ndaj Iranit në shkëmbim të ndalimit të disa elementëve të programit bërthamor.

Marrëveshja gjashtë mujore mes Iranit dhe grupit P5+1 hyn në fuqi më 20 janar dhe synon të sigurojë komunitetin ndërkombëtar se Irani nuk po përpiqet të prodhojë armë bërthamore. Gjatë kësaj periudhe, negociatorët do të punojnë për të hartuar një marrëveshje përfundimtare.
XS
SM
MD
LG