Lidhje

Ish-Presidenti iranian i shkruan letër Presidentit Trump


Ish- presidenti konservator i Iranit, Mahmud Ahmadinejad ka botuar një letër të hapur në dy variante: anglisht dhe persisht, drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump, duke e vlerësuar atë për “përshkrimin e vërtetë të sistemit politik amerikan dhe strukturës zgjedhore si të korruptuar”, siç shprehet ai në letër.

Në letrën e botuar të dielën, kritikohet presidenti Trumpë për urdhrin e tij ekzekutiv që parashikonte ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, përfshirë Iranin, duke thënë se “Amerika moderne u takon të gjitha vendeve”.

Ai e pranoi faktin që rreth 1 milionë vetë me origjinë nga Irani, jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ahmadinejad kritikoi atë që ai e quajti “mbizotërimin” e Uashingtonit në Kombet e Bashkuara ndërhyrjen amerikane në botë, që ish-presidenti iranian tha se ka sjellë “pasiguri, luftë, përçarje, vrasje dhe zhvendosje”.

Në të kaluarën, ish-udhëheqësi i Iranit u ka shkruar letra, ish-presidentëve amerikanë Barack Obama dhe George W. Bush.

XS
SM
MD
LG