Lidhje

SHBA për sanksionet ndaj Iranit


Shtetet e Bashkuara do të marrin masa ndaj disa kompanive dhe individëve që kanë shmangur sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit duke siguruar mbështetje për programin bërthamor të Teheranit.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe ai i Thesarit njoftuan se po ngrijnë pasuritë dhe po pezullojnë transaksionet e subjekteve që ata thonë se janë përfshirë në krijimin e materialeve të përdorura për armë të shkatërrimit në masë dhe të cilët janë përpjekur të shmangin sanksionet ndërkombëtare.

Zyrtarët thanë sot se këto subjekte përfshijnë firma transporti dhe individë me bazë në Singapor, Filipine dhe Ukrainë.

SHBA-ja përmendi gjithashtu pesë subjekte iranianë për të cilat tha se janë angazhuar drejtpërdrejt në veprime që kanë kontribuar në aftësinë e Iranit për pasurimin e uraniumit. Subjekte të këtyre masave ishin dhe disa subjekte të tjera të lidhura me programin e raketave balistike të Iranit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG