Lidhje

Përfundojnë bisedimet mes Iranit dhe 6 fuqive botërore


Irani dhe gjashtë fuqitë botërore i kanë dhënë fund atyre që i cilësuan si tre ditë produktive bisedimesh që synojnë të hartojnë një plan për negociata të mëtejshme gjithpërfshirëse për programin bërthamor të Iranit.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton tha se raundi tjetër i bisedimeve do të fillojë më 17 mars në Vjenë.
Zonja Ashton tha sot se bisedimet ishin një fillim i mirë dhe se raundi i fundit ishte produktiv. Ajo ka në plan të vizitojë Teheranin për dy ditë më 9 mars.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif i cilësoi bisedimet si pozitive por shtoi se vendi i tij nuk do të lejojë një zgjidhje bërthamore të imponuar.
Të dyja palët po përpiqen të zgjerojnë një marrëveshje gjashtë mujore të arritur në nëntor që kërkon që Irani të shkurtojë aktivitetet sensitive bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
XS
SM
MD
LG