Lidhje

Vazhdojnë bisedimet për marrëveshje me Iranin


Irani dhe gjashtë fuqitë perëndimore po vazhdojnë bisedimet sot në Vienë pas njoftimit se marrëveshja e përkohëshme do të shtyhet deri në premten, për të patur më shumë kohë për bisedime mbi marrëveshjen përfundimtare.

Një diplomat perëndimor në Vienë tha se bisedimet me Iranin nuk janë pa afat, dhe se ato janë shtyrë për herë të fundit.

I dërguari i një vendi të paidentifikuar, i tha gazetarëve se “është e vështirë të kuptosh përse po vazhdojmë me zgjatjen e bisedimeve dhe se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

I dërguari iranian në bisedime këmbëngul se Teherani do të vazhdojë për sa kohë të jetë e nevojshme për bisedemet.

Zëdhënësja e delegacionit amerikan, Marie Harf, tha se “Ne jemi më tepër të shqetësuar për cilësinë e marrëveshjes, se sa për afatin e caktuar për arritjen e saj”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG