Lidhje

Steinmeier, Irani të qartësojë synimet e tij bërthamore


Ministri i jashtëm gjerman tha se muajt e ardhshëm deri në afatin e ri të nëntorit për një marrëveshje bërthamore me Iranin mund të jenë shansi i fundit për një zgjidhje paqësore.

Frank-Walter Steinmeier i bëri sot thirrje Iranit të tregojë se është gati të heq çdo dyshim mbi synimet e tij bërthamore.

Deklarata e tij vjen disa orë pasi Irani dhe gjashtë fuqitë botërore njoftuan zgjatjen e negociatave deri më 24 nëntor.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton lexoi një deklaratë të përbashkët në Vjenë ku theksohet përparim i dukshëm drejt një marrëveshje përfundimtare për të pakësuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të zbutjes së sanksioneve. Por deklarata, që u përsërit në persisht nga ministri i jashtëm iranian thotë se "ka ende boshllëqe serioze në disa çështje të rëndësishme që do të kërkojnë mmë shumë kohë dhe përpjekje."

Një marrëveshje e përkohshme e arritur nëntorin e kaluar skadon nesër.

Sipas kushteve të reja, Irani do të jetë në gjendje të ketë qasje ndaj $ 2.8 miliardë dollarë aseteve të tij të ngrira. Në shkëmbim, Irani duhet të vazhdojë të pakësojë stoqet e uraniumit 20 për qind të pasuruar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG