Lidhje

Bisedimet me Iranin vazhdojnë në Moskë muajin e ardhshëm


Shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton e bëri njfotimin pas një takimi dy-ditor që tha se kishte arritur disa përparime megjithëse mbeten mosmarrëveshje

Gjashtë fuqitë botërore që po zhvillojnë bisedime me Iranin në Bagdad ranë dakort sot të zhvillojnë një raund tjetër negociatash në Moskë muajin e ardhshëm.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton e bëri njotimin pas një takimi dy-ditor që tha se kishte arritur disa përparime megjithëse mbeten mosmarrëveshje. Ajo tha se bisedimet e Moskës do të zhvillohen në datat 18 dhe 19 qershor.

Zonja Ashton zhvilloi një takim bilateral me kryenegociatorin iranian Said Xhalili sot paradite.

Në diskutim është pasurimi i uraniumit në Iran në një pastërti prej 20 për qindësh.

Fuqitë perëndimore duan që ky aktivitet të ndalë, nga frika se Irani mund të përmirësojë me shpejtësi uraniumin me një pastërti prej 90 për qind të nevojshëm për armë bërthamore.

Irani kërkon një lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të ndonjë koncesioni në punën e pasurimit, që ai thotë se është për kërkime mjekësore dhe për të gjeneruar energji elektrike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG