Lidhje

Bisedimet mbi programin bërthamor iranian


Diplomatë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Irani zhvillojnë sot një ditë të dytë bisedimesh për arritjen e një marrëveshjeje mbi programin bërthamor të Teheranit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ministri i jashtëm iranian Javad Zarif, dhe shefja e politikës së jashtme të BE Catherine Ashton u takuan dje në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Nuk është e qartë nëse në bisedime është bërë ndonjë përparim. Një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se në takime do të "diskutohet mbi punën e bërë këtë javë dhe rrugën që do të ndiqet më pas".

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore (Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania) kanë afat deri më 24 nëntor për të rënë dakord mbi një marrëveshje që synon kufizimin e programit bërthamor të Iranit në shkëmbim të pakësimit të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG