Lidhje

Shpresat për bisedimet me Iranin

  • Al Pessin

Një zyrtar i lartë amerikan në Gjenevë ka shprehur optimizëm për bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha në komente për gazetarët se janë zhvilluar dikutime të hollësishme dhe se dy palët kanë filluar të kuptojnë se ç’formë mund të marrë një marrëveshje e fazës së parë. Grupi i kontaktit i Kombeve të Bashkuara dhe Irani po punojnë për të identifkuar hapat e përbashkëta drejt zgjidhjes së dilemave për programit bërthamor të Iranit dhe zbutjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Raundi i parë i bisedimeve, i zhvilluar tre javë më parë u vlerësua nga të dyja palët për frymën e re të diskutimit dhe potencialin për një qëndrim më kontruktiv nga Irani. Shtatë vende dërguan delegacione në bisedime, por askush nuk ofroi hollësi mbi propozimin që u diskutua dhe që u vlerësua si shenjë e seriozitetit të diskutimeve.

Ato pak informata që kanë dalë tregojnë se Irani ka shprehur vullnetin për hapa të ndërmjetme për të krijuar besim të ndërsjelltë dhe për të lehtësuar sanksionet ekonomike që kanë dërrmuar ekonominë e Iranit.

Delegacioni i OKB-së i përbërë nga pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania, dhe i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, kërkon garanci se programi bërthamor i Iranit nuk do të sjellë prodhimin e armëve bërthamore.

Analistët besojnë se Irani është shumë pranë prodhimit të bombës bërthamore.

Pyetje të rëndësishme përfshijnë gatishmërinë e Iranit për transparencë të plotë dhe kufizime të mjaftueshme mbi programin bërthamor në përgjigje të shqetësimeve të ekipit të OKB-së ndërsa Irani është i interesuar të dijë nëse komuniteti ndërkombëtar do të zbusë sanksionet në një mënyrë të kënaqshme për aderuesit e vijës së ashpër në vend.

Shumë ekspertë janë spektikë, por në një intervistë, kryenegociatorja amerikane, Nënsekretarja e Shtetit Wendy Sherman, tha për Shërbimin Persian të Zërit të Amerikës se kishte vërejtur një qëndrim të ri në raundin e fundit të bisedimeve.

"Kemi filluar të kuptojmë njëri-tjetrin, të shohim nevojat e njeri-tjetrit dhe aspiratat e popujve në secilin vend. Kjo, mendoj unë, është shumë e vlefshme”.

Zonja Sherman thotë se ekzistojnë çështje të tjera ku Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të bashkëpunojnë, pasi të jetë zgjidhur problemi i programit bërthamor. Analistët thonë se një ndër këto çështje është lufta civile në Siri.

Në bisedimet që fillojnë sot, negociatorët do të rishikojnë rezultatet e takimit të javës së kaluar me synimin për të sqaruar disa aspepte të propozimit iranian. Temat janë teknike, lidhur me nivelin e pasurimit të karburantit bërthamor dhe mundësinë për lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit.

Një ndër arritjet e metodologjisë së re ka qenë zbutja e retorikës për sulm kundër objekteve bërthamore të Iranit.

Irani ka ngadalësuar aktivitetet e pasurimit dhe ato kërkimore, por Profesor Alexandre Vautravers i Qendrës për Politikat e Sigurisë në Gjenevë thotë se retorika për goditje ushtarake do të rishfaqet nëse negociatat nuk sjellin përparim të dukshëm në një periudhë relativisht të shkurtër:

"Rreziku më i madh është ngadalësimi ose ndalja e procesit, pasi kemi të bëjmë me një dritare për mundësi. Kjo dritare mund të mbyllet krejt papritur. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë faktor shumë kritik”.

Negociatorët e kanë të qartë se janë nën presion dhe janë të gatshëm të punojnë me ngulm. Takimi i parë muajin e kaluar ishte me rëndësi pasi hapi procesin. Por takimi i sotëm mund të jetë treguesi i shanseve për sukses.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG