Lidhje

Në përgatitje për bisedimet me Iranin


Iran US deputy FMs Araghchi Sherman Vienna
Iran US deputy FMs Araghchi Sherman Vienna
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy diplomatë të lartë në Gjenevë për bisedime me Iranin mbi programin e tij bërthamor. Ata do të takohen me zyrtarët iranianë të hënën dhe të martën, një javë para se të fillojnë diskutimet mes Iranit dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 16 qershor. Grupi arriti një marrëveshje të përkohëshme me Iranin në nëntor, që kufizon programin iranian të pasurimit të uraniumit në shkëmbim për një zbutje të pjesshme të sanksioneve.

Javën e kaluar, në një takim mes Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe me aleatët, Iranit ju kërkua që ta bëjë plotësisht të njohur programin e vet bërthamor. Disa delegatë në takim shprehën shqetësim në se do të mund të arrihet një marrëveshje deri në afatin e vendosur për më 20 korrik.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera perëndimore e akuzojnë Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, por Teherani vazhdon të thotë e programi bërthamor iranian është për ka synime paqësore.
XS
SM
MD
LG