Lidhje

Irani paralajmëron Izraelin të mos tentojë sulm


Komandanti i Rojes Revolucionare të Iranit paralajmëroi sot Izraelin se nëse shteti hebraik fillon një sulm ushtarak ndaj Teheranit, lidhur me programin e debatueshëm bërthamor, “nuk do të mbetet asgjë prej tij”. Gjenerali Mohamed Ali Xhafari tha se përgjigja e Iranit ndaj një sulmi të mundshëm do të fillojë pranë kufirit izraelit.

Republika islamike ka lidhje të afërta me militantët në Gazë dhe Liban, të dyja këto vende në kufi me Izraelin. Edhe në të kaluarën Irani ka bërë komente për shkatërrimin e Izraelit, por komentet e sotme të gjeneralit, në një konfrencë shtypi, ishin tepër të forta dhe të detajuara.

Në konferencën e sotme të shtypit gjenerali iranian tha gjithashtu se forca elite e Rojes Revolucionare i jep ndihmë jo ushtarake Sirisë dhe se Teherani mund ndërhyjë ushtarakisht, në se aleati i tij më i ngushtë sulmohet nga jashtë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG