Lidhje

Frymë të re në diskutimet bërthamore me Iranin

  • Jeff Seldin

Irani thotë se negociatorët ndërkombëtarë e kanë mirëpritur një propozim të ministrit të tyre të jashtëm të bërë në fillimin e një raundi të ri të bisedimeve bërthamore në Gjenevë sot në mëngjes.

Zëvendës ministri i jashtëm iranian Abbas Araqchi tha se gjashtë fuqi botërore e kanë mirëpritur propozimin e Teheranit dhe detajet do të diskutohen më vonë gjatë ditës. Negociatat e udhëhequra nga drejtorë politikë të ministrisë së jashtme rifilluan pas mesditës.

Zyrtarët perëndimorë thanë se prezantimi një orësh i bërë nga ministri i jashtëm Mohammad Javad Zarif dhe ekipi i tij ishte dhënë për herë të parë në gjuhën angleze, duke nënvizuar një frymë të re në diskutimet shpesh të tensionuara bërthamore.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania kërkojnë që Irani të provojë se nuk po zhvillon armë bërthamore, ndërsa Irani kërkon të lehtësohet nga sanksionet ndërkombëtare të vendosura në përgjigje të kundështimit të tij për të ndalur akivitetet e pasurimit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG