Lidhje

Irani dënon me varje një sipërmarrës miliarder


Në Iran sot u zbatua dënimi me varje i një biznesmeni miliarder, i cili ishte ideatori i një firme të ngritur mbi një skemë mashtrimesh.

Autoritetet thanë se Mahafarid Amir Khosravi u vra sot në burgun famëkeq të Teheranit, Evin Prison.

Khosravi u gjet fajtor për përdorimin e dokumentave e fallco për të siguruar një kredi tek institucionet kryesore financiare të vendit, në një skemë piramidale me vlerën e 2,6 miliardë dollarëve. Ai bleu një numër pasurish të patundshme, përfshirë një uzinë për prodhimin e çelikut.

Të paktën 20 persona u arrestuan lidhur me këtë skemë mashtrimesh Shumica e tyre përballen me dënime me burgim afatfgjatë, por të paktën
3 persona janë dënuar me vdekje.
XS
SM
MD
LG